Në kohët e sotme gjeneratorët janë të domosdoshëm për bizneset. Çdo sipërmarës po investon në zgjidhje alternative të energjisë për të mbajtur biznesin në funksion 24/7. Në këtë artikull, ne kthejmë vëmendjen tonë tek gjeneratorët, për të kuptuar si të zgjidhni gjeneratorin e duhur industrial për nevojat tuaja.

Këtu janë 7 këshillat tona për të blerë gjeneratorin e duhur për biznesin tuaj:

Bli Gjenerator me Përmasat e Duhura

Arsyeja kryesore pse blerja e një gjeneratori mund të shkojë keq është kapaciteti i ulët.

Përveç dëmtimit të gjeneratorit kur kapaciteti është i ulët, asetet tuaja mund të dëmtohen në përpjekjen për të marrë energji nga gjeneratori. Madhësia e saktë kërkon një vlerësim përputhshmërie nga një elektricist, i cili do të lidhë një regjistrues të tensionit me burimin e energjisë për të përcaktuar përdorimin aktual gjatë një periudhe 48-72 orësh.

Lloji i Gjeneratorit ka Rëndësi

Llojet e gjeneratorëve janë të mbyllur ose të hapur, ku të parët vendosen në një tendë rezistente ndaj motit. Gjeneratori i hapur nuk ka një tendë, por për mbrojtje, në përgjithësi duhet të vendoset nën një strukturë, nën çati ose brenda një ndërtese. Nëse duhet të zgjidhni një të hapur ose të mbyllur, varet dhe nga afërsia me biznesin tuaj pasi zhurma mund të përbëjë problem për ju.

Lloji i gjeneratorit mund të jetë automatik ose manual. Gjeneratorët mund të blihen për të filluar automatikisht kur ka shkëputje të energjisë ose kërkojnë nisjen manuale. Mendoni se çfarë do të jetë më praktike për ju dhe nevojat tuaja.

Testi i ngarkesës

Certifikata e testit të ngarkesës konfirmon që gjeneratori është në gjendje të përsosur pune. Nëse blini një gjenerator të përdorur testi i ngarkesës është akoma dhe më i rëndësishëm. Gjeneratorëve duhet ti bëhet testi i ngarkesës të paktën një herë në vit për t’u siguruar që të qëndrojnë në gjendje të mirë pune.

Bli Gjenerator nga një Markë e Njohur

Gjeneratori cilësor dhe shërbimi teknik janë çelësi që siguron jetëgjatësinë e gjeneratorit tuaj. Rezistojini markave më pak të njohura, edhe nëse ato janë më të lira. Markat e mirënjohura të gjeneratorëve si Cummins Power Generation oseTeksan do të jenë një investim i zgjuar për biznesin tuaj.

Mbështetje dhe Asistencë e Vazhdueshme

Blerja e një gjeneratori në një kompani të besueshme është thelbësore. Aon.al siguron cilësi, qëndrueshmëri dhe besueshmëri të nivelit të lartë. Merrni parasysh reputacionin e shitësit dhe shërbimin e mirëmbajtjes dhe asistencës përpara se të bëni blerjen tuaj. Aon.Al garanton fleksibilitet dhe vazhdueshmëri në furnizimin e energjisë elektrike për të gjithë klientët që kanë të instaluar motor-gjeneratorë.

Nëse dëshironi gjenerator të mirë për biznesin dhe asistencë e mirëmbajtje të vazhdueshme na kontaktoni sot.

Na gjeni në adresat:

Shqipëri: Autostrada Tiranë Durrës Km 8 Kashar,Tiranë, Shqipëri.

Kosovë: Rruga Nënë Tereza 261, Zona Industriale, Fushë Kosovë, Prishtinë

×