Shumë objekte tregtare nuk janë të përgatitura për të përballuar ndërprerjet e energjisë elektrike.

Ndëprerjet e energjisë nuk janë gjithmonë të parashikueshme, kjo është arsyeja pse të gjithat objektet tregtare duhet të kenë një sistem backup të energjisë / gjenerator.

Ndëprerjet e Energjisë Elektrike po Bëhen më të Zakonshme

Ndëprerjet e energjisë mund të ndodhin për periudha të gjata. Çrregullimet në linjat e energjisë elektrike janë përgjegjëse për shumicën e ndërprerjeve. Gjithashtu stuhitë e forta, rënia e pemëve, gabimet njerëzore apo keq menaxhimi operativ mund të sjellin ndërprerje të paplanifikuara. Në objektet tregtare edhe ndërprerjet e vogla kanë efekte negative për bizneset e papërgatitura.

Përgatitja është mbrojtja më e mirë ndaj ndërprerjes së energjisë.

Koha më e mirë për t’u përgatitur për një humbje të energjisë është përpara se të ndodhë ndërprerja.Të qenit proaktiv është një domosdoshmëri për operacione të vazhdueshme të suksesshme.

Rëndësia e Investimit në një Sistem ‘Backup’ Energjie/ Gjenerator

Pavarësisht nga lloji i objektit tregtar, ju duhet të keni një plan rezervë të energjisë për t’u marrë me ndërprerjet afatshkurtra dhe afatgjata. Të gjitha objektet duhet të kenë një gjenerator mjaftueshëm të madh për të mbajtur me energji të pa ndërprerë ndërtesën. Kërkoni modele me naftë ose gaz natyror. Elektricistët e Aon.al mund të testojnë ngarkesën dhe përdorimin mesatar të energjisë elektrike të objektit.

Instalimi i një çelësi automatik të transferimit (ATS) rekomandohet gjithmonë. Ai monitoron fuqinë e objektit, duke kaluar automatikisht në gjenerator gjatë një ndërprerjeje. Kur rikthehet energjia elektrike, çelësi mbyll gjeneratorin.

Një UPS është diçka tjetër për t’u marrë parasysh. Mban energjinë gjatë ndërprerjeve afatshkurtra. Siguron që pajisjet e ndjeshme si kompjuterët të mos humbasin energjinë derisa gjeneratori të ndizet.

Mirëmbajtja e Sistemit ‘Backup’ të Energjisë / Gjeneratorit 

Gjeneratorët kërkojnë mirëmbajtje dhe testim rutinë. Mirëmbajtja siguron që gjeneratori të jetë në gjendje të funksionojë gjatë një ndërprerjeje.

Sistemet Backup të energjisë zakonisht punojnë me gaz natyror ose naftë. Sigurohuni që mund ta mbani gjeneratorin të furnizuar gjatë ndërprerjeve të gjata të energjisë. Disa pyetje që duhen marrë parasysh janë: A mund të arrijnë kamionët me karburant në objektin tuaj pas një stuhie të madhe? A ka një furnizues në zonën tuaj? A keni një plan nëse kamioni i dërgesës së karburantit nuk mund të arrijë në objekt?

Një Sistem ‘Back Up’ Energjie/ Gjenerator nga Aon.Al

Ndërprerjet e zgjatura po bëhen më të zakonshme dhe objektet tregtare duhet të përgatiten. Nëse keni nevojë për ndihmë për krijimin e një sistemi ‘Back Up’ të energjisë ose dëshironi të mësoni më shumë rreth gjeneratorëve,na kontaktoni sot!

 Aon.al është lider në ofrimin e gjeneratorëve të markave prestigjoze në Shqipëri.

×