Hotelet dhe resortet kanë si qëllim ofrimin e një shërbimi ekselent, në mënyrë që të krijojnë një përvojë të paharrueshme për klientët e tyre. Nga dekori te shërbimi ndaj klientit dhe fasilitetet që ofrojnë, gjithcka duhet të jetë në pritshmëritë e klientëve në mënyrë që një hotel të lulëzojë në biznesin e mikpritjes.

Megjithatë, ekziston një e vërtetë e pamohueshme për hotelet dhe resortet – një përvojë e vetme e keqe mund të shkatërrojë kohën e qëndrimit të klientit në hotel dhe të lërë një përshtypje negative afatgjatë. Kjo më pas mund të ndikojë dhe tek review e hotelit.

Shumica e hoteleve janë të përgatitur për të trajtuar situata të ndryshme, por çfarë ndodh në rast të një ndërprerjeje të energjisë? A janë punonjësit tuaj të përgatitur për t’u përballur me këtë lloj situate?

A kanë Hotelet në Shqipëri Sisteme Backup Energjie?

Edhe nëse çdo aspekt i hotelit ose resortit është i përsosur, një ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndryshojë perceptimin e klientit në çast.

Në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, menaxheri i hotelit duhet të sigurohet që të ketë një plan për të vazhduar punën. Kohët e fundit për shkak të rreshjeve të shumta në Shqipëri ka pasur një rritje të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Kur planifikohet për emergjenca të tilla si ndërprerjet e energjisë elektrike, hotelet dhe resortet duhet të kenë një Sistem Backup Energjie apo një gjenerator të instaluar, gati për tu futur në punë në çdo rast. Instaloni një gjenerator gatishmërie për të mbajtur energjinë tuaj të funksionojë gjatë emergjencave.

Gjenerator Rezervë për Sigurinë dhe Komoditetin e Klientëve

Një zgjedhje e sigurt për një sistem Back up energjie është një gjenerator komercial. Nafta dhe gazi natyror janë dy llojet më të zakonshme të karburantit për gjeneratorët. Në varësi të faktorëve si madhësia dhe fuqia – sasia e energjisë elektrike që mund të prodhojë një gjenerator mund të bëjë më shumë sesa thjesht të mbajë dritat ndezur. Ai gjithashtu siguron fuqi të besueshme për komponentët kryesorë të infrastrukturës së hotelit si serverët dhe sistemet kompjuterike. Gjeneratorët e mëdhenj komercialë në përgjithësi mund të trajtojnë të gjitha nevojat bazë, si edhe të ushqejnë sistemet e ftohjes, sigurisë dhe internetit.

Klientët presin që hotelet të vazhdojnë të funksionojnë edhe kur energjia elektrike në zonat e banuara aty pranë është e ndërprerë. Për të përmbushur këto pritshmëri, drejtuesit e hoteleve duhet të kenë përparësi sigurinë dhe komoditetin e klientëve të tyre në situata emergjente dhe sigurimi i një furnizimi të pandërprerë me energji elektrike është mënyra më e mirë për ta bërë këtë.

Instalimi i një gjeneratori mund ta shpëtojë hotelin tuaj nga dëmtimi financiar dhe reputacioni i keq.

Sistemet që duhet të kenë energji të pandërprerë në hotele:

  • Pompa dhe alarmi i zjarrit
  • Lexuesit e kartave
  • Mbajtëset magnetike të çelësave
  • Ndriçimi emergjent
  • Ashensorët
  • Ventilimi dhe heqja e tymit
  • Sistemet e të dhënave dhe komunikimit

Një zonë tjetër që ju duhet me energji është kuzhina. Të qenit në gjendje të siguroni ushqim për klientët tuaj është një domosdoshmëri.

Besojani Sistemin Backup të Energjisë Aon.Al

Ka shumë pika për t’u marrë parasysh kur instaloni një gjenerator komercial për hotelin apo resortin tuaj. Sidoqoftë, ekziston një fakt absolut – siguria dhe komoditeti i të gjithë klientëve duhet të kenë përparësi!

Nëse po kërkoni të blini një gjenerator, kontaktoni Aon.Al!!

Ekipi Aon.Al përbëhet nga inxhinierë me njohuri të thella të industrisë për t’ju ndihmuar të zgjidhni gjeneratorin e duhur që i përshtatet nevojave të hotelit tuaj.

Aon.Al ka ofruar gjeneratorë për lloje të ndryshme objektesh si azile, qendra banimi, spitale, vendpushime, hotele, resorte,restorante, fabrika prodhuese, qendra tregtare, universitete.

×