Rritja dhe zhvillimi i AON

AON shënon një histori suksesi, si rrjedhojë e një pune të pandalshme. Projektet e shumta me fuqi të konsiderueshme deri në 3500 KVA dhe emrat e mëdhenj që i besuan AON-it kanë shërbyer si një shtysë themelore në zhvillimin e kompanisë.

Në vitin 2019 AON ndërmori një hap të rëndësishëm duke realizuar një nga marrëveshjet më të vlefshme që do të siguronte atë çfarë AON përfaqëson sot. Të qënit partner ekskluziv i Cummins Power Generation për ofrimin e gjeneratorëve në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, kompletoi qëllimet e kompanisë për të konkuruar tregun me cilësi dhe shërbim.

AON si partner ekskluziv i gjeneratorëve Cummins, i siguron klientëve një investim të vlefshëm për biznesin, pa u shqetësuar për kontrollet e mirëmbajtjes, apo pjesët origjinale të këmbimit në çdo rast që nevojiten. Me më shumë se 9,000 lokacione në të gjithë globin, Cummins Power është kthyer tashmë një nga brandet më të preferuara, masivisht në Shqipëri dhe Kosovë.

tirana prishtina
Gjenerator cummins
Gjenerator teksan blu

Misioni dhe qëllimet

AON vjen si një sipërmarrje aspak e rastësishme, e menduar dhe studiuar në çdo detaj për të ofruar në treg produktin që nevojitet me një cilësi pa kompromise. Të apasionuar pas zgjidhjeve energjitike, si konsulentë inteligjentë, AON operon fillimisht në tregun Shqiptar që prej vitit 2017. Me të njëjtin pasion, AON operon edhe në tregun e Kosovës me rezultate suprizuese, që ka shërbyer si motiv dhe energji e frytshme për tu zhvilluar ditë pas dite. Besueshmëria është qëllimi kryesor i AON, që vjen si rezultat i vlerave të produkteve dhe shërbimeve, që konkurojnë tregun.

Të udhëhequr nga risitë dhe avacimet teknologjike, AON rritet si vizionar me themele të forta, që siguron zgjidhjet ideale për ofrimin e energjisë së pashtershme. Konsulenca energjitike që orienton bizneset drejt zgjidhjeve optimale është padyshim thelbi i ekzistencës së AON. AON është i fokusuar në zhvillimin e risive, si aplikimi i teknologjive të reja që ofrojnë zgjidhje energjitike, të avancuara në kohë dhe performancë.

Bizneset zgjedhin AON për një gamë gjithpërfshirëse shërbimesh që përmbushin perfeksionin e kërkesave për qëllimin e çdo produkti. Nën moton Always ON, AON punon i obliguar për të arritur objektivat në ofrimin e energjisë pa ndërprerje.

Çfarë ofrojmë ne?

Motor-gjeneratorë me fuqi, përmasa, parametra dhe aplikime të ndryshme, që sigurojnë burim të dytë energjie, me autonomi të gjatë, me besueshmëri për çdo lloj ngarkese dhe me jetëgjatësi të padiskutueshme.

Shërbim, mirëmbajtje, asistencë teknike dhe gatishmëri 24-orë për klientët që kanë të montuar motor-gjeneratorë, duke u siguruar vazhdimësi në furnizimin me energji.

Instalim dhe kolaudim të pajisjeve të energjisë përmes zbatimit të projekteve elektrike, optimizimit dhe uljes së kostove të zbatimit e të operimit dhe përshtatjes së pajisjeve sipas ambientit të operimit.

Shërbimi i vlerësimit të pajisjes, e cila mundëson zëvendësimin e pajisjes ekzistuese, me një fuqi më të vogël apo më të madhe, sipas klientit, duke siguruar vazhdimësi në investim, ulje të kostove të investimit dhe të operimit.

Filter Fleet Guard dhe vajin Valvoline që sigurojnë mirëmbajtje profesionale dhe performancë të lartë të motorit.

Pjesë këmbimi përmes disa platformave, kryesisht me QUICKSERVE OnLine, e cila mundëson identifikimin, ofrimin dhe furnizimin e pjesëve për të gjithë motorët CUMMINS.

Projektim dhe optimizim të investimit të klientit, sipas rekomandimeve, buxhetit dhe kushteve rezidenciale, duke gjetur zgjidhjen optimale dhe me raportin më të mirë cilësi/çmim.

Motor-gjeneratorëve me qira për klientë, evente apo kërkesa specifike, të cilat kërkojnë paketë të plotë logjistike të furnizimit me energji të pandërprerë, afat shkurtër apo afat mesëm.

Pirunjë industrial në përshtatje me veprimtarinë e përditëshme të biznesit tuaj. Të fuqishëm dhe lehtësisht të manovrueshëm, të kapaciteteve dhe markave të ndryshme.

Stabilizatorë tensioni, që mbrojnë pajisjet tuaja nga luhatjet e rrymës elektrike.

Gama e gjërë e UPS-ve për të siguruar energji cilësore dhe të pastër për ngarkesat tuaja.

FOTO TË AMBIENTEVE

Gjenerator
AON Offices
Gjenerator
×